Çitaku: Seanca e OKB-së e thirrur rreth Ushtrisë së Kosovës, sa për të kënaqur opinionin serb

0

Seanca kundër Ushtrisë është thirrur më shumë për të ushqyer opinionin e brendshëm në Serbi dhe për arsyetuar se kinse po punohet diçka atje, kundër Ushtrisë së Kosovës. Nuk pres se kjo ‘Senacë e Jashtëzakonshme’, dikujt do t’ia ndryshojë mendjen, ka thënë Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, elskluzivisht për gazetën Metro.

“Mendoj se e gjithë kjo iniciativë është vetëm humbje kohe. Krejt çka mundem të them është që qëndrimet e shteteve anëtarëve të Këshillit të Sigurimit poashtu janë të ditura, e posaçërisht senaca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit nuk do t’ia ndryshojë mendjen askujt këtu në New York”, ka thënë Çitaku.

Këshilli i i Sigurimit (KS) i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme me iniciativën e Rusisë e cila pritet të bisedojë lidhur me fillimin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, apo transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, siç quhe ky proces nga Prishtina zyrtare për korrektësi politike.

Argumentet e Rusisë janë se po shkilet Rezoluta e OKB’së 1244, ecila nuk lejon ndonjë forcë të armatosur përpos asaj të KFOR’it, që del si mision paqëruajtës nga kjo Rezolutë e nënshkruar me 10 qershor të vitit 1999 që ishte marrëveshje e kapitullimit të Jugosllavisë ndaj luftës së forcave të NATO’së.

“Sidoqoftë, për ne si Kosovë eshte lehtë, sepse e vërteta dha faktet jane në anen tonë”, ka thënë Çitaku e cila shtoi se tranformimi i FSK’së është punë e kryer dhe se fokusi i energjive duhet të jetë në jetësimin gradual të kësaj nisme historike për Republikën e Kosovës. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here