Çitaku: Fitorja e Kosovës në futboll nuk e kompenzon dështimin tim dhe të kolegëve të mi

0

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka komentuar fitoren e përfaqësueses së Kosovës ndaj Azerbajxhanit. Çitaku ka thënë se kjo fitore nuk e arsyeton dështimin e saj dhe të politikanëve të tjerë në politikë.

Postimi i plotë i saj:

Ndosha më mirë sonte ne që jemi në diplomaci mos me folë hiç. Në fakt, u mata shumë mos me shkru. Po su durova.

Qe po e them : Faleminderit o djem. Një popull të ngrysun nga disfata e mëngjesit e bëtë me lot gëzimi.

Sigurisht, kjo fitore nuk e kompenzon dështimin tim dhe të kolegëve të mi. Po një leksion të mirë na e dhatë, na mësuat si bëhet ekipi. Si luftohet për fitore. Na mësuat se kthimi është i mundshëm edhe pas humbjes.

Faleminderit, përulësisht. Fadilin e keni ba krenarë sot.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here