Cilin vend preferojnë evropianët të vizitojnë në Shqipëri?

0

Shqipëria turistike vazhdon jehonën e saj në faqet online të revistave evropiane që promovojnë turizmin në botë.

Këtë radhë “Tour Radar” radhit Himarën destinacionin numër një për t’u vizituar këtë verë.

Ndër 16 destinacionet më të preferuara lihen mënjanë Parisi dhe Londra dhe sugjerohet Shqipëria me bregdetin e saj.

Ky nuk është vlerësimi i parë që bëhet për bukuritë tona natyrore dhe mundësinë që ato të jenë në agjendën e vizitorëve.

Veç bregdetit, një tjetër destinacion shqiptar janë edhe zona e vargmaleve ku gjenden disa zona tepër të vizitueshme nga të huajt.

Kryesisht ata dëshirojnë Thethin dhe Valbonën, por edhe vende të tjera si Dardha e Korçës apo Voskopoja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here