Cilin post të lartë diplomatik po pret ta marrë ish kryeministri në egzil Bujar Bukoshi?

0

Ministria e Jashtme e Kosovës e cila udhëhiqet nga Hashim Thaçi, ka nisur procedurat për ta emëruar “Ambasador At Large” Bujar Bukoshin.

Në një prononcim, për Express, Bukoshi ka konfirmuar se është intervistuar nga Komisioni Parlamentar, ndërkohë që nëse konfirmohet, ka bërë me dije se, fushëveprim i tij, në pozitën e re diplomatike, do të jenë çështjet e sigurisë
Bukoshi e ka konfirmuar për Gazetën Express se sot është intervistuar për pozitën e re diplomatike.

“Për herë të parë s’është rren”, ka thënë Bujar Bukoshi, kur është pyetur se a është e vërtetë se ai po emërohet në diplomaci.

“Pozita ime është Ambasador at Large. Është rangu më i lartë i ambasadorëve”, ka shtuar ai. Ndryshe nga ambasadorët e zakonshëm, ambasadori at large , është një kategori më specifike pasi është i ngarkuar të operojë në disa vende, rajon e ndonjëherë edhe në organizata ndërkombëtare.

Bukoshi ka thënë se do të lëvizë me kërkesë të Ministrit të Punëve të Jashtme për çështje të sigurisë.

“Procedurat kanë filluar. Sot kam pasur një intervistë pastaj merret Komisioni, shkon te Presidentja”, ka thënë ai.

Bujar Bukoshi ka qenë Kryeministër i Kosovës në Ekzil derisa ka qenë udhëheqës i Fondit të 3 Përqindëshit. Pas luftës i kishte prishur raportet me Ibrahim Rugovën dhe pati themeluar Partinë e Re të Kosovës, me të cilën pati dështuar.

Pastaj, në vitin 2009 bashkë m djalin e Rugovës pati themeluar Listën “Dr. Ibrahim Rugova”, me të cilën patën arritur koalicion me PDK’në. Në këtë koalicion Bukoshi ka shërbyer i Zëvendëskryeministër i Hashim Thaçit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here