Cili është qëndrimi i Presidentit të Shqipërisë për ngjarjet në Kumanovë?

0
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se ngjarja e Kumanovës mbetet ende e paqartë. Ai ka treguar se ka bërë një kërkesë zyrtare për të marrë informacion në lidhje me atë që ka ngjarë.
“Konflikti ndëretnik për Maqedonisë do të ishte shkatërrues. Shqipëria jo vetëm që ka njohur Pavarësinë dhe emrin e saj, por e ka mbështetur edhe në proceset e integrimit të saj. Shqipëria ka një politikë të jashtme të konsoliduar në rajon. Rasti i Kumanovës, u tentua që problemet të identifikohen me shpejtësi nga ana e zyrtarëve të Maqedonisë si një përplasje ndëretnike. Ky ka qenë shqetësimi i autoriteteve shqiptareve dhe ndërkombëtarëve, të cilët kërkuam që çështjet ndëretnike në Maqedonisë të mos shërbejnë për kamuflimin e problemeve politike”, ka thënë Nishani gjatë një interviste të dhënë për “Ora News”.

Ai ka thënë se ngjarja e Kumanovës është ende e paqartë dhe ka mungesë transparence dhe informacioni. “Ishte një ngjarje shumë e rëndë sepse humbën jetë njerëzish. Nuk dimë ende se kush janë njerëzit që kanë humbur jetën atje. Kam kërkuar zyrtarisht që të bëhet transparencë ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë. Në hetimin e saj duhet të përfshihen edhe aktorë ndërkombëtare. Autoritetet Maqedonase kanë përgjegjësi që të bëjnë transparente situatën e personave të ndaluar, sepse ende nuk dimë asgjë. Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme dhe një program i cili nëse zbatohet me frymë dhe germe i gjen të realizuara të drejtat e shqiptarëve”, ka deklaruar Nishani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here