Cili është ky politikan që po e urojnë për 46 vjetorin e lindjes?

0

Ndryshe nga viti i shkuar, ku edhe u përfol në media për një superditëlindje të kushtueshme të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, sivjet Ilir Meta ka preferuar të festojë vetëm me të rinjtë e LRI’së.

Ai ka zgjedhur një festë modestë për 46 vjetorin e tij duke pritur një grup të rinjsh të partisë që ai drejton, të cilët i kanë sjellë atij si dhuratë vetëm një tortë.

Ajo që bie në sy është fakti se kryetari i Kuvendit, ka qenë i ngarkuar me punë, ndaj edhe ka preferuar që pritjen ta mbajë në zyrën e institucionit që drejton, jo në atë të partisë.

Por kjo nuk do të thotë që ditëlindja e tij mbaron me kaq, ndoshta bashkëshortja ka planifikuar ndonjë festë surprizë, se çdo të ndodhë, le të presim.

meta_6937

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here