Cili është kuptimi i fjalës “Samsung”?

0

Meqë nuk e dimë gjuhën koreane, nuk dimë ta përkthejmë fjalën Samsung,gjigantit të smartfonëve dhe të teknologjisë më të re. Në gjuhën koreane fjala Samsung përkthehet “tre yje”. Ky emër është përzgjedhur nga themeluesi i Samsung-ut, Lee Byung-chull, me idenë se një ditë kompania do të bëhej e fuqishme dhe e përjetshme, siç janë yjet në qiell.

Por, pse pikërisht tre, çlidhje ka numri tre me suksesin, pse jo dy ose katër? Arsyeja lidhet sërish me gjuhën koreane, ku numri tre është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme. Aspirimi i Samsung-ut për t’u bërë e madhe dhe e fuqishme ka qenë që në fillim. Mendoni që kompania do të bëhet edhe më e fortë me prezantimin e Galaxy S6, duke marrë parasysh spekulimet e fundit? Jepni opinionet tuaja në pjesën e komenteve.

Në foton e mëposhtme mund të shihni evolucionin e logos së Samsung-ut. /krokodili.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here