Cili ekip futbollistik anuloi në momentet e fundit udhëtimin me aeroplanin Barcelone-Dusseldorf?

0

Një ekip suedez i ligës së tretë që kishte parashikuar të udhëtonte në drejtimin Barcelonë-Dusseldorf në datën 24 mars në orën 10,e anuloi udhëtimin në minutat e fundit.Ekipi Dalkurd FF nga Borlänge kishte luajtur në Katalonjë.Për t’u kthyer në Suedi ata kishin parashikuar të merrnin fluturimin për Dusseldorf.Por pas diskutimeve të shumta,në minutat e fundit para fluturimit vendosin që të anulojnë fluturimin si arësye që Dusseldorfi ishte shumë larg nga vendlindja e tyre.Ata vendosin që në vend të Dusseldorfit të marrin fluturimet për Curih dhe Munhen.

“Të gjithë ata që kishin njoftime se kemi fluturuar me aeroplanin e linjës Barcelone-Dusseldorf ju themi se jo,nuk ishim ne në atë fluturim dhe ishte një dhimbje e madhe për pasagjerët që pësuan tragjikisht në këtë fluturim.Pushofshin në paqe”.-thotë drejtori i klubit për mediat Adil Kizil.

Klubi Dalkurd është një klub i ligës së tretë të Suedisë dhe pjesa më e madhe janë lojtarë me origjinë kurde të Turqisë.

Bëhet e ditur se në mesin e 150 personave të vdekur në këtë fatkeqësi kishte edhe qytetarë turk.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here