Cili deputet shqiptar është i kërkuar për vrasje dhe prostitucion nga Interpoli

0

Shteti belg ka kërkuar ditën e sotme arrestimin e deputetit Mark Frroku. Kërkesa nga Belgjika i ka ardhur Interpol Tiranës. Sipas autoriteteve belge, Frroku ka qenë pjesë e një rrjeti trafikimi të femrave për prostitucion si dhe ka kryer një vrasje. Kërkesa, pasi ka mbërritur në zyrat e Interpol Tiranës, i është dorëzuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do ta përdorë si provë për të dëshmuar rrezikshmërinë e deputetit Mark Frroku, në gjykatë.

Deputeti i sipërpërmedur është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Belgjikë me 10 vite burg, por vendimi nuk është ekzekutuar, për shkak se ai është apeluar dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Prokuroria e Përgjithshme po shqyrton kërkesën e autoriteteve belge.

Pozita e Mark Frrokut është e rënduar, ndërsa ai vet e ka mohuar të ketë pasur konflikte. Dy vite më parë ka pasur një informacion të ardhur pranë autoriteteve shqiptare për të vërtetuar nëse Frroku ishte i njëjti person që kishte kryer krimin në Belgjikë, duke qenë se atje njihej me një emër kosovar në këtë shtet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here