Cilat janë relacionet historike shqiptaro-maqedonase sipas Fatlum Sadikut?

0

Politologu Fatlum Sadiku ka shpjeguar relacionet historike shqiptaro-maqedonase. Sipas tij, ato dallojnë prej relacioneve shqiptaro-serbe. Ai ka thënë se në fillim ishin relacione shqiptaro-bullgare, por më vonë kanë evoluuar në relacione shqiptaro-maqedonase.

POSTIMI

Relacionet shqiptaro-serbe dhe relacionet shqiptaro-maqedone dallojne. Shikuar ne histori relacionet moderne shqiptaro-maqedone, ne thelb jane relacione shqiptaro-bullgare, qe nisen pak a shume ne kontekstin e Kryengritjes se Ilindenit te vitit 1903 qe ishte me karakter bullgar, kryengritje te cilen e mbeshteten nje numer shqiptaresh ortodokse, por te cilen e shtypen otomanet dhe shqiptaret myslimane. Relacionet shqiptaro-bullgare, behen relacione shqiptaro-maqedone vetem ne kontekstin e Jugosllavise se Dyte, dhe me pas ne post-monizem/sot. Prandaj edhe dallon konteksti: Kosove/Serbi, me rastin e Maqedonise. Ajo çfare mungon tek maqedonet ne krahasim me serbet, eshte mosprezence e nje miti, çfare eshte miti ortodoks serb per Kosoven. Madje ne njefare forme vete maqedonet/Maqedonia jane njefare miti territorial bullgar. Nacionalistet bullgare gjate historise se shekullit 20, kane vrare dy politikane te tyre (Stambullovin e Stambulinskin) per shkak qe – sipas tyre – e lane Maqedonine nen Serbi/Jugosllavi. E megjithate edhe relacioni bullgar me Maqedonine eshte – mendoj une – me i afert me relacionin e Serbise me Malin e Zi, se sa me Kosoven.
Bullgaret e serbet, kane qene me se shumti unik ne shfarosjen e shqiptareve vetem njehere: Ne Luften e Pare Ballkanike, kur nen presionin e forte rus, serbet e bullgaret u bashkuan ne Aleancen Ballkanike (folklori verior shqiptar kete e ka regjistruar tek vargjet e kenges: “Kur na ra Serbia e Pare, u bane bashke shkije e bugare”). Pas Luftes se Pare Ballkanike, nje bashkim i tille mungoi sepse serbet e bullgaret u gjenden tri here ne fronte kundershtare pas 1912-tes: Ne Luften e Dyte Ballkanike, ne Luften e Pare Boterore, si dhe ne Luften e Dyte Boterore. E edhe pas Luftes se Dyte Boterore, Jugosllavia ishte me e hapur ndaj Europes, se sa Bullgaria. Pastaj Maqedonia ishte Republike ne kuader te Jugosllavise, e Kosova jo…e plot dallime tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here