Cilat janë përshtypjet e ministrave serbë Daçiç dhe Mihajlloviq për Hashim Thaçin dhe Prishtinën?

0

“Tema ishte komunikacioni dhe të gjithë i nxorën hartat, ne, shqiptarët, malazezët… u thashë, o njerëz, mos e teproni me këto harta, po m’i përkujtojnë kohët e shkuara” . e ka përshkruar shefi i Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç një pjesë të punës në konferencën e fundit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Prishtinë para dy ditësh. Gazeta “Blic” e Beogradit ku ka folur ministri Daçiç ka theksuar se në këtë mënyrë ai e kishte zbutur atmosferën dhe i kishte bërë të qeshnin pjesëmarrësit. Daçiç pas vitit 1999 dy ditë më parë, për herë të parë ishte në Prishtinë, së bashku me ministren e Transportit, Zorana Mihajloviq. Daçiç ka thënë për ‘Blic’ se qyteti mjaft kishte ndryshuar, “monumente të reja, emërtime të reja..”.
”Ne ishim në një hotel që tani i përket Behgjet Pacollit, por unë e kam quajtur ende me emrin e vjetër Bozhurr. Më duhet të pranoj se njerëzit e Qeverisë së Kosovës kanë qenë mikpritës të mirë. Kanë respektuar çdo gjë, filluar nga neutraliteti i statusit të konferencës deri te shkathtësia e përgjithshme”, ka thënë Daçiq duke shtuar se përshtypjen më të madhe e ka nga një polic shqiptar. “Krejt janë fajtorë ata nga Perëndimi që na përçanë. Ata na e kanë bërë krejt këtë,“ ka thënë Daçiç ti ketë thënë polici shqiptar të cilit nuk ia ka përmendur ndonjë identitet. Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq shihen shpesh nëpër tubime e konferenca, pasi janë ministra të jashtëm, por tash për tash nuk ka indikacione se kur Thaçi mund të shkoj në Beograd. Për dallim nga Daçiq, Zorana Mihajloviq ka thënë të mos ketë ndonjë përshtypje të veqantë nga Prishtina, as për mikpritjen, as për Hashim Thaçin të cilin e ka takuar për herë të parë. “Me pak fjalë, nuk kam asnjë përshtypje rreth Thaçit. Na kanë pritur në mënyrë korrekte”, ka thënë ajo shkurt, ndërkaq në pyetjen se si i është dukur Prishtina ka patur edhe përgjigje edhe përshtypje. “Prishtina është një qytet i trisht, i pazhvilluar dhe mjaft i papastër”, ka thënë ministrja serbe Mihajloviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here