Cilat janë masat që ndërmori Kanadaja dhe disa kompani evropiane pas aktit të pilotit të aeroplanit Airbus 320

0

Akti i ndihmësit të pilotit në Airbus A320 që u rrëzua në Alpet e Francës,ka shtyrë të lëvizin kompanitë ajrore të Kanada-së dhe shteteve të Evropës në drejtim të marrjes së masave të sigurisë.Masa e sigurisë që hyn në fuqi menjëherë obligon që në kabinën e pilotimit gjithsesi duhet të jenë dy pilotë gjatë tërë udhëtimit.Me këtë nënkuptohet që asnjëri nga pilotët nuk mund të lëshoj vendin e punës (pilotimit) gjatë të udhëtimit.Këtë e bënë të ditur Ministrja i Transportit të Kanadasë Lisa Rait.Të njëjtin vendim e morën edhe shumë kompani evropiane për t’i siguruar udhëtarët e vet se nuk do të lihet asgjë në mëshirën e fatit dhe se udhëtarët do të jenë të siguruar nga mundësia e keqpërdorimit të postit nga pilot eventual në depresion ose faktorë tjerë që mund të sjellin një akt të tillë sikur të Airbus A320.

Por si do të ndodhë kjo nëse njëri nga pilotët duhet për arësye personale të lëshojë kabinën e pilotimit?

Edhe për këtë është menduar.Nê këtë rast pilotin duhet ta zëvendësojë për kohën e qëndrimit jasht kabinës së pilotimit një person i autorizuar,e që len të kuptohet një nga personat e ekuipazhit apo është në diskutim edhe mundësia që në bord të aeroplanit të jenë 3 pilot.Këtë propozim e jep Agjensia Evropiane e Aviacionit e cila për momentin e pranon si zgjidhje të mundëshme edhe zëvendësimin e pilotit nga një person i ekuipazhit në momentin kur njëri nga pilotët duhet të dal nga kabina për arësye personale fiziologjike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here