Cilat janë dështimet e Qeverisë në politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, sipas AAK?

0

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DMPS) i AAK –së, i cili në mënyrë kronologjike e ka përcjellur aktivitetin e Qeverisë Mustafa, që ndërlidhet me sektorin e Mbrojtejs dhe Sigurisë sot ka thënë se faktikisht nuk ka patur fare aktivitete në këto fusha. Ky department ka evidentuar “disa mangësi serioze në fushën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë”.
“Qeveria është treguar e paaftë për të krijuar kredibiletet të mirfilltë karrshi sfidave të politikave të Mbrojtjes dhe të Sigurisë në të gjithë sektorin e sigurisë në vend. Ajo, po ashtu, është treguar indiferente edhe në takimin e dy qeverive, nga ku nuk kemi as një të vetmen marrëveshje në mes të dy qeverive, përkatësisht (ministrive përkatëse) lidhur me bashkërendimin specifik në fushën e Mbrojtjes në mes të dy shteteve”, ka tërhequr vërejtjen sot AAK-ja përmes një kumtese për media.
Ky Departament i ka prezentuar 12 të dhëna siq ka thënë shqetësuese në lidhje me atë se çka nuk ka bërë Qeveria Mustafa në 100-ditëshin e qevrisjes në sekrotin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë.
Më poshtë mund t’i lexoni të 12 të dhënat ashtu siq i ka prezentuar AAK:

1.Qeveria fillimisht pati dështuar në emërimin e ministrave të MFSK dhe MPB, duke mos përzgjedhë kuadrin e duhur profesional dhe plotësimin e vendeve për zv/ministra, në sektorin e sigurisë.
2. Qeveria nuk ka treguar zgjuarsi shtetrore për të përmirësuar imazhin negativ ndaj skandaleve të AKI–së, poashtu, nuk po tregohet një saktësi të dhënash nga burime inteligjente, lidhur me numrin joserioz të pjesëmarrjes së qytetarëve në luftërat e huaja. Paraqitjet publike nga dy zyrtarë të lartë shtetror, të z. Thaçi dhe z. Hyseni, kanë kundërthënie numrash midis tyre.
3. Qeveria ka dështuar në krijimin e sigurisë dhe besimit te qyetarët, ku si rezultat i kësaj mossigurie, ikën mbi 100 mijë qytetarë nga Koaova.
4. Qeveria (MFSK) nuk arriti akoma procedimin dhe amandamentimin e ligjit për FAK-un, njëherit nuk arriti t’i realizojë detyrimet kushtetuese, e që duhet të jetë Ushtria e Kosovës.
5. Qeveria akoma nuk ka krijuar një klimë sigurie dhe mirëbesimi për sigurinë e qytetarëve kundër shkallës së nxitjes së terrorizmit dhe përhapjes së tij edhe në vendin tonë.
6. Qeverisë i ka mungar qasja kreative dhe vizioni pragmatik i zgjidhjes së çështjes së problemit të Mitrovicës dhe dëmtimit të pronave dhe pasurisë së shqiptarëve atje.
7. Qeveria (MFSK) nuk i ka përmbushë detyrimet e saj politike karshi partneritetit ndërkombëtar, me asnjë vizitë të nivelit të lartë misioneve të saj, si KFOR-it, selisë së NATO-s, OSBE-së, Zyrës së BE-së etj.
8. Qeveria dështoi në intonimin e Himnit Kombëtar, me rastin e Manifestimit të Epopësë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 Mars, në nderim të heroizmit të familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, me ç’rast iu dha një hije e keqe kësaj qeverie dhe revoltoi familjarët, në veçanti, dhe qytetarët, në përgjithësi.
9. Qeveria dhe z. Mustafa, në 100 ditë nuk i ka kushtuar edhe asnjë ditë luftimit të korrupsionit në nivelin e lartë politik, as nga e kaluara dhe as nga e tashmja, por si duket, ka filluar proceci i rehabilitimit të tyre brenda llojit bashkëqeverisës.
10. Qeveria (MPB) e pati tepruar lidhur me përdorimin e forcës, nga ku asnjëherë nuk pati një raport mbi përdorimin e tepruar të forces ndaj qytetarëve që protestonin kundër politikave jotransparente të qeverisë mbi “Terpçën” dhe mosshkarkimit të ish-ministrit Jabllanoviq.
11. Qeveria nuk ka treguar aspak përkushtim në paanshmërinë e sigurisë komplekse, në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, nga ku ka pasur përshkallzim të situatave konfliktuoze të pasigurisë, rreth anëtarëve të Këshillit Prokurorial, lidhur me mosmarrëveshjet rreth kredibilitetit të tyre, ku njëherit qytetarët kanë treguar pasiguri totale edhe ndaj sektorit të drejtësisë.
12. Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DMPS) i AAK–së, vlerëson se, përgjithësisht, qeveria në këto 100 ditë, nuk ka treguar përgjegjësi dhe aftësi politike e kadrovike të menaxhimit dhe ekspertizës për t’iu ofruar qytetarëve të vendit klimën e mirëbesimit, sigurisë dhe mbrojtjes, që atyre iu duhet më së shumti në të gjitha nivelet e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here