Cilat janë caqet e xhihadistëve në Evropë sipas një videoje të publikuar?

0

Brukseli dhe Parisi janë cak i kërcënimeve të reja nga xhihadistët islamik të organizatës ISIS.Në një video të lansuar sërish këto ditë dy luftëtarë të organizatës ISIS,kërcënojnë përmes armëve Brukselin dhe Parisin.Njëri nga luftëtarët është një nënshtetas belgj me origjinë marokane,me banim në Verviers dhe një nga anëtarët e organizatës që vitin e kaluar lëshoi Belgjikën për t’iu bashkuar luftimeve në Siri,i njoftun me emrin Abu Khalid Al Maghribi.”Është një mesazh special që i adresohet Francës dhe Belgjikës dhe të gjithë atyre që flasin gjuhën frenge.Ju e keni parë reaksionin tonë.E ky është vetëm fillimi”-thotë njëri nga xhihadistët.”Në do të vijmë me makina të mbushura eksploziv deri në Paris dhe Bruksel”,vazhdon ai duke treguar sasi të eksplozivit,një pushkë automatike dhe një thikë,me të cilën kërcênon se do t’ua hek kokat njerëzve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here