Cilat janë arësyet që deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti kërkon dorëheqjen e Qeverisë Gruevski?

0

Ermira Mehmeti, deputetja e BDI-së, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, ku bën pjesë edhe partia e saj si partnere koalicioni me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, për shkak të, siç thotë, dështimeve totale.

“Une kam votuar per kete Qeveri sepse kam besuar se:

– do te anetaresohemi ne NATO
– do te nisim negociatat per UE
– do te realizojme premtimet per barazi te plote
– do te rikthejme vlerat e demokracise
– do te rivendosim sigurine


Por, gjate gjithe kesaj kohe, Qeveria:
– e izoloi vendin nga partneret nderkombetare
– e rrenoi imazhin pozitiv te vendit
– nuk tregoi asnje respekt per parimet e bashkeqeverisjes etnike
– pa ndalur e luftoi realizimin e Marreveshjes se Ohrit
– vendosi autoritarizmin ne vend te demokracise
– refuzoi dialogun
– rrenoi bashkejetesen
– prishi kohezionon e brendshem
Mjaft ishte. As qytetaret dhe as komuniteti nderkombetar nuk mbeshtet qeverisjen jodemokratike. Eshte koha per dorëheqje”, ka shkruar deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here