Cilat është formula e jetëgjatësisë së 5 personave më të vjetër në botë?

0

Pesë njerëzit më të vjetër të botës sot janë femra. Aktualisht ato janë banoret e vetme të planetit të cilat kanë lindur para vitit 1900. Kur ato kanë lindur mesatarja e jetëgjatësisë në SHBA ka qenë 60 vjetë. Këtu i keni 5 ekzemplarë të jetëgjatësisë, mostrat dhe këshillat e tyre për jetgjatësinë.

1. Misao Okawa, 116, Japoni

Okava ka lindur në Osaka të Japonisë më 1898 dhe e ka marrë statusin e njeriut më të vjetër në botë kur qindvjeqari tjetër japonez Jiroemon Kimura personi më i vjëtër në botë i asaj kohe, vdiq më 2013 Okawa jeton në komunitetin e pensionistëve dhe han tri racione ditore. Asaj posqaërisht i pëlqen sushi të cilin sigurohet që ta ketë së paku një herë në muaj. Por me më shumë rëndësi se sa dieta janë tri parime kyqe të saj. “Hani dhe flini dhe do të jetoni gjatë”, i ka thënë ajo “The Telegraph” në ditlindjen e saj të 116-të. Ditëlindja e saj e 117-të është në mars. “Ju duhet të mësoheni të relaksoheni.”, ka porositur ajo duke sugjeruar që të flihet 8 orë çdo natë.

2. Gertrude Weaver, 116, Arkansas

Weaver është personi më i vjetër që jeton në Amerikë dhe do ta festoj ditlindjen e saj të 117-të me 4 korrik. Ajo jeton në një institucion të kujdesit dhe thuhet se ende është relativisht aktive. Ajo thotë se është besimi i saj ajo që e mban në jetë. “Ju duhet t’i bindeni zotit, mos ju bindni askujt tjetër”, i ka thënë ajo “The Camden News” në ditëlindjen e 116-të. “Bëhu i dëgjueshëm dhe bindju ligjit dhe mos u brengos për asgjë, unë ju kam bindur për shum vite dhe nuk jam lodhur”, ka theksuar ajo.
3. Jeralean Talley, 115, Michigan

Tallery është rritur në jug dhe ishte e martuar për 52 vjetë, derisa burri i saj vdiq. Ajo jeton me vajzën e saj dhe kënaqet duke luajtur me stërnipërit dhe madje ndërmerr një udhëtim peshkimi në vit. Këshilla e kësaj gruaje për jetë të gjatë është krejt e thjeshtë. “Bëjë për të tjerët atë që do të donit të tjerët të bëjnë për ty, kjo është mënyra ime e të jetuarit”, i ka thënë ajo degës së “Michigan News” më 2013.

4. Susannah Mushatt Jones, 115, New York

Në të 115-tat Mushat Jones është e nxituar si gjithmonë. Ajo e do proshutën, vezë të fërguara dhe kaqamakun çdo ditë për mëngjes- pra jo saktësisht diqka që ju do ta përkufizonit si recetë për jetë të gjatë. Por me përjashtim të humbjes së shikueshmërisë për shkak të glaukomës i vetmi problem shëndetësor i saj është tensioni i gjakut. Ajo ka thënë të ketë një afinitet për dantella. “Ju kurr nuk jeni tepër e vjetër që të veshni gjëra të zbukuruara”, ka thënë ajo sipas “TIME”.

5. Emma Morano-Martinuzzi, 115, Itali

Morano Martinuzzi ka lindur pak ditë para ndërrmit të shekujve, në nëntor të vitit 1899. Kjo është dieta e saj pak e pazakontë që ajo ia atribuon jetëgjatësisë. Kur ajo ishte vetëm 20 vjeqare Martinuzzi tregon se një mjek i ka thënë që të ketë çdo ditë një vezë “të gjallë” dhe një vezë të gatuar, gjë të cilën ajo e bënë edhe sot. Ajo gjithashtu e praktikon një darkë të lehtë me vetëm një gotë qumsht, siq i ka thënë gazetës italiane “La Stampa”. Ajo ndjek një shprehi të vjetër për të rënë heret dhe për t’u zgjuar heret. Ajo shkon në shtrat për gjum në ora 19:00 dhe zgjohet në ora 06:00 në mëngjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here