Cila ishte arësyeja që presidentja Jahjaga anuloi vizitën në Brazil?

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të enjten e kësaj jave që po lëmë pas ishte e ftuar në një ngjarje globale për gratë që u mbajt në Brazil, por ajo nuk mundi të udhëtojë atje, pasi ky shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kërkoi që ajo të pranonte që në vizën e përkohshme të saj, përkatësia shtetërore figuronte si serbe.
Sipas BBC-së në Brazil, vizita e Jahjagës në këtë vend u anulua në minutat e fundit, pasi presidentja e Kosovës, e refuzoi këtë ofertë të qeverisë braziliane.
Jahjaga ishte një nga të ftuarat kryesore në Samitin Global të Grave, që u mbajt në Sao Paulo.
Ajo do të duhej t’i bashkohej një paneli dhe do të mbante një fjalim ku do të merrte pjesë edhe ministrja braziliane për Politikat e Grave, Eleonora Menicucci dhe ministri i Financave, Joaquim Levy, i cili hapi forumin.
I njohur si “Davosi i Grave”, ngjarja përfundoi sot (të shtunën). Brazili ishte përzgjedhur të organizojë edicionin e 25-të të konferencës, në të cilën marrin pjesë një mijë gra nga 70 vende të ndryshme, duke përfshirë dhe autoritete ekzekutive, ku diskutohet fuqizimi i rolit të gruas në biznes.
Kontaktuar nga BBC e Brazilit, Ministria e Jashtme e këtij vendi e ka konfirmuar rastin, duke thënë se i kishte ofruar presidentes së Kosovës një vizë të përkohshme.
Meqë Brazili nuk e njeh Kosovën, qeveria e këtij vendi i kishte ofruar presidentes Jahjaga mundësinë e hyrjes në këtë shtet, por vetëm në rast se ajo do të pranonte që në vizë t’i figuronte shtetësia serbe, mundësi e cila ishte refuzuar nga Jahjaga dhe shoqëruesit e saj.
Ndërsa përgjigja e organizatorit për mungesën e Jahjagës ishte se ajo ndodhi shkaku i mosdhënies së vizës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here