Cila do të jetë super befasia e radhës së kompanisë Apple,prodhuese e Iphon-it?

0

Gjiganti informatik Apple është duke parashikuar që të zgjerojë veprimatarinë në lëmin e automobilëve.Sipas një burimi anonim nga kompania,fjala është për planet e kompanisë për ndërtimin e një automobili komplet elektrik.Nuk është fjala vetëm për qasjen në ndërtimin e logjistikës por fjala është për një automobil të konstruktuar nga Apple prej A-ZH.Diskutime të shumta janë duke u bërë me prodhues dhe kompani të ndryshme të automobilave.Sipas “Finacial times”Apple është duke kërkuar ekspert dhe disajnerë të teknologjisë së automobilave për të bërë kërkime në një laborator sekret jasht qendrës së saj në Kaliforni Kupertino.Në të njëjtën kohë edhe gazeta Wall Street citon një burim të brendshëm të kompanisë që gjiganti informatik ka mbledhur rreth vetes qindra punëtor rreth një projekti që qëllim ka prodhimin e një automobili komplet elektrik.

I pyetur nga “Reuters” lidhur me këto,përfaqësuesi i kompanisë Apple në Londër deklaroi se nuk ka dëshirë të përgjigjet në spekulimet e shtypit”.Nga ana e angazhimeve mësohet se Apple kohët e fundit ka angazhuar Johann Jungwirth,përgjegjës i sektorit të kërkimeve dhe zhvillimeve  në industrinë e markës së mirënjohur Mercedes-Benz./Le soir/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here