Cikalleshi: Klubet e Seria A që janë interesuar për mua

0

Genoa dhe Torino janë dy skuadrat e radhës në Serie A që interesohen për shërbimet e sulmuesit shqiptar të RNK Split-it në Kroaci, Sokol Cikalleshi, ndërsa Calciomercato.com e cilësonte atë si një Igli Tare  i ri. Më parë ishte përmendur edhe Sampdoria në Itali. Sportal.al kontaktoi me lojtarin e Kombëtares, për të folur në lidhje me të ardhmen e tij, miqësoren e qershorit me Francën.

– Sokol, sipas medieve italiane, Genoa dhe Torino janë në gjurmët e tua. Ti vetë personalisht a je kontaktuar prej tyre?

– Po, edhe unë e kam lexuar atë që është shkruar në një faqe italiane, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Gjithsesi, e konsideroj një lajm të zakonshëm merkatoje, duke ia lënë kohës nëse do të ishte i vërtetë.

– Është folur shumë për një destinacion të ri pas përfundimit të sezonit me Split-in. Ky synon?

– Gjermania dhe Italia janë dy kampionatet e mia të preferuara. Në të dyja vendet luajnë lojtarë shqiptarë, si në Bundeliga 1 dhe 2 ashtu dhe në Serie A. Do të pres nga do të vijë oferta më e mirë, pastaj do të vendos për ekipin ku do transferohem. E rëndësishme është që numri i ekipeve po shtohet.

– U prezantova me një superndeshje në miqësoren me Italinë, ku edhe godite shtyllën. Një ekspert talentesh si ish-drejtori i Përgjithshëm i Juventus-it, Lucciano Moggi të përmendi kur erdhi në Tiranë…

– Po, e di që më ka përmendur kur erdhi në Shqipëri për prezantimin e librit të tij. E konsideroj një vlerësim shumë të madh për mua, por le të shpresoj që të bëhet më e mira!

– 13 gola në Kroaci në sezonin e parë janë numra të respektuar në një kampionat si ai kroat, për më tepër që je shënuesi më i mirë në skuadër..

– Ndihem mirë te Split-i dhe me jep kënaqësi fakti që, jam një ndër më të rëndësishmit në ekip. Kam shënuar 10 gola në kampionat. Shpresoj të shënoj edhe në ndeshjen e fundit në derbin kundër Hajduk-ut të Split-it.

– Me golin tënd, e çove Split-in për herë të parë në një finale të Kupës së Kroacisë. Finalja me Dinamo-n e Zagreb-it u vendos nga gjuajtet e penalltive…

– Ishim shumë afër fitores në një ndeshje që u luajt për 120 minuta, pasi dhe patëm raste. Fati te penalltinë nuk ishte me ne. Ky është futbolli. Megjithatë, ishte një sukses i madh për klubin arritja në finale.

– Po afron miqësorja me Francën (13 qershor), në ndeshjen e fundit me Armenin (2-1, 29 mars) e godite dy herë shtyllën. Është koha për golin e parë, apo jo?

– Ndeshja me Francën është e rëndësishme, për të treguar që e meritojmë kualifikimin në finalet e Euro 2016. Edhe në Francë bëmë një paraqitje mjaft të mirë. Jam i bindur se dhe në Elbasan do të jemi po të tillë. Personalisht do të bëj më të mirën time, për të gjetur rrugën e rrjetës, por më shumë do të preferoja të fitonim, kush shënon pastaj ka pak rëndësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here