Cikalleshi flet për kontratën, thotë se De Biazi i sugjeroi Turqinë

0

Sokol Cikalleshi mahnitet me Turqinë. “Çdo gjë super, nuk ka lidhje me Kroacinë. Klub fantastik, stadium madhështor dhe kushte të jashtëzakonshme”, thotë ndër të tjera sulmuesi i Kombëtares shqiptare në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”. Transferimi i tij tek Istanbul Basaksehir ishte vërtet befasues, por kavajasi nuk mendon kështu.

Ai tregon të gjithë zhurmën e merkatos që e ka shoqëruar në këto pesë muaj, duke nisur nga bisedimet me Sampdorian dhe deri tek ofertat bindëse të Genkut në Belgjikë dhe Hertës së Berlinit në Gjermani. “Në fund më duhet të zgjidhja dhe De Biazi më sugjeroi Turqinë, por gjithashtu edhe klubin belg”, zbulon 24-vjeçari, i cili mbylli sezonin me RNK Splitin. “Bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitoj 550 mijë euro neto në sezon dhe bashkë me bonuset mund të shkojë 650. Pagesa do të shkojë në rritje çdo vit që kalon. Në total kontrata ime shkon 2.5 milionë euro neto, pa futur këtu disa bonuse të parashikuara në marrëveshjen që bëmë me klubin”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here