Çifti zviceran i han gishtin kosovarit dhe i grabit 8 mijë euro bizhuteri

0
​Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kroaci. Një çift zviceran pasi kanë grabitur një argjendari në pronësi të një shqiptari nga Kosova me banim në Kroaci, në përleshje e sipër i kanë kafshuar gishtin, duke i këputur një pjesë të tij. Policia ka bërë të mundur arrestimin dy grabitësve. Një çift nga Zvicra kanë rënë në prangat e policisë kroate për grabitjen e një argjendarie në qytetin bregdetar të Crikvenicas.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 të së martës së 22 dhjetorit, ku Cederic M. 22 vjeç dhe Nadja B. 45 vjeç, të dy shtetas zviceranë, kanë grabitur argjendarinë Anton Laçit 61 vjeç, shqiptar nga Prizreni, i cili jeton prej vitesh në Kroaci.

Çifti është futur në argjendari ku gjendej vetëm 61-vjeçari dhe Cederic M. ka nxjerrë një thikë dhe me dorezën e saj dhe grushta ka goditur në kokë disa herë Anton Laçin.

Pas kësaj ata kanë marrë disa bizhuteri në vlerën e 8,000 eurove dhe janë drejtuar drejt derës për të dalë.

Por pronari i argjendarisë ka tentuar ti ndalojë, duke u përleshur me ta. Në “luftë” me 22 vjeçarin zviceran, ky i fundit i ka kafshuar gishtin tregues të dorës së djathtë, duke i këputur një copë të tij.

Gjykata në Rijekë ka urdhëruar arrestimin e tyre të menjëhershëm për shkak të mundësisë së largimit nga shteti për t’i ikur gjykimit.

Gjykata ka shtruar mundësinë e garancisë për liri prej 120,000 euro, por çifti zviceran nuk ka pasur mundësinë për ta paguar këtë shumë.

Arrestimi i tyre u bë në dhomën e hotelit ku edhe u konfiskua një pistoletë me silenciator.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here