Çifti sirian e pagëzuan vajzën me emrin Angela Merkel

0

Një çift refugjatësh nga Siria kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre të porsalindur Angela Merkel, në shenjë falënderimi për pritjen dhe strehimin që u është bërë në Duisburg.

“Gjermania është si një nënë për ne”, tha për gazetën “Westdeutsche Allgemeine Zeitung” Al Hamza Mamon, babai i vogëlushes të quajtur Angela Merkel.

Fëmija u lind në 27 dhjetor, ndërsa prindërit mbërritën në Gjermani 3 muaj më parë.

Zyrtarët e Gjendjes Civile në Duisburg nuk e kanë pasur problem ta regjistrojnë vogëlushen me emrin e kancelares. / Zëri /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here