Christopher Hill “Qytetar nderi” i Malishevës

0

Me kërkesën e Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, Kuvendi i Komunës së Malishevës, dje në mbledhjen e rregullt të saj, e ka shpallur ish ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Christopher Hill, “Qytetar nderi” i Malishevës, me motivacionin “Personalitet i shquar i politikës dhe diplomacisë amerikane, që ka dhënë ndihmesë të pa kursyer për krijimin e shtetit të Republikës së Kosovës”.

nuclearnegotiatorchristopherhillholdsd8fsspkxdbil_6090

Anëtarët e KK të Malishevës, unanimisht e kanë votuar këtë kërkesë, duke e cilësuar si një nderë i madh për Malishevën, duke pasur parasysh, kontributin e Hillit, para, gjatë dhe pas luftës, për Kosovën, por edhe lidhjen me Malishevën.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në këtë mbledhje, ka marrë vendim edhe për ndarjen e çmimeve tradicionale që ndahen me rastin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Malishevës, sipas nenit 9 të statutit të Komunës së Malishevës. Çmimi për Trimëri dhe Heroizëm “Imer Krasniqi”, këtë vit ju nda Isa Hoxhës dhe Skënder Hotit, pjesëtarë të ish UÇK-së, përkatësisht të brigadave 122 dhe 121. Çmimi për kontributin e dhënë shkollën shqipe “Hamdi Berisha”, ju nda Iliaz Zogajt dhe Mihrije Bytyçit. Dhe çmimi për kontributin e dhënë në shëndetësi “Dr.Shpëtim Robaj”, ju nda Selim Krasniqit dhe Afrim Krasniqit.

Përndryshe, në mbledhjen e djeshme të rregullt të KK të Malishevës, të drejtuar nga kryesuesi i KK-së, Aziz Thaçi, u shqyrtua edhe raporti i të hyrave dhe shpenzimeve komunale në tremujorin e parë të vitit 2015 (janar-mars 2015), pastaj u miratua edhe rishikimi i buxhetit për vitin 2015 si dhe u miratua korniza afatmesme buxhetore 2016-2018.

Në këtë mbledhje, u miratua në lexim të parë edhe Rregullorja për Transparencë në Komunën e Malishevës, pastaj u miratua edhe raporti njëvjeçar i punës së Komiteti për Komunitete, si dhe u miratua dhënia në shfrytëzim afatgjatë e pronës publike, bazuar në konkursin publik 01/335 për qëllim të investimeve private.

Në mbledhjen e sotme, paraprakisht është bërë edhe zëvendësimi i anëtares së KK të Malishevës, Donjeta Foniqi me Jetmira Vrenezin, nga Lëvizja “Vetëvendosje”.-njofton qendra për informim e komunës së Malishevës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here