Chelsea e mund Arsenalin, Mourinho i kënaqur me Costan, Wenger i pakënaqur me arbitrin

0

Chelsea ka arritur të gjejë rrugën e fitores pikërisht në derbin lokal kundër Arsenalit.

Derbi i cili u karakterizua me raste “luftë” të madhe ndërmjet futbollistëve i takoi skuadrës së Jose Mourinhos. Kampioni në fuqi fitoi me rezultat minimal prej 2-0.

Në këtë takim skuadra e Arsenalit nuk ka arritur që të përfundojë takimin me të gjithë lojtarët në fushë, pasi dy prej tyre u përjashtuan, raporton Koha.net.

Pas një konfrontimi me sulmuesin e Chelseat, Diego Costa nga takimi përjashtohet mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel në minutën e 45+1’. Kurse në minutën e 79’ edhe Cazorla përjashtohet nga ky takim pas ndëshkimit për herë të dytë me karton të verdhë.

Golat në këtë takim për Chelsean i shënuan Kurt Zouma në mintën e 53’ dhe Eden Hazard në minutën e 90+1’. Chelsea me këtë fitore arrin në kuotën e 7 pikëve, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara.

Arsene Wenger është shprehur i frustruar me vendimet e gjyqtarit Mike Dean, i cili ndëshkoi dy lojtarë të Arsenalit me karton të kuq në humbjen nga Chelsea.

Mbrojtësi Gabriel u ndëshkua me karton të kuq shkaku i kacafytjeve me sulmuesin problematik të Chelseat, Diego Costa, i cili u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.

“Sonte nuk dua të jem në vend të Mike Dean. Costa dy herë është dashur të ndëshkohet me të kuq. Ai e goditi atë me qëllim. Në çdo ndeshje ai është agresiv dhe shpëton nga dënimet shkaku i dobësive të gjyqtarit”, ka thënë Wenger.

“Ne e dinim para ndeshjes se do të kemi probleme me të. Gabrieli nuk është dashur të reagojë, por ne dy kartonë të kuq dhe Costa të qëndrojë në lojë është turp”.

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Arsenalit dhe ka thënë se lojtari më i mirë në këtë takim ishte sulmuesi Diego Costa.

Sulmuesi spanjoll pati kacafytje me mbrojtësit Gabriel dhe Laurent Koscielny, por vetëm u ndëshkua me karton të verdhë ndërsa Gabriel me të kuq.

“Fitore e mirë, ne kishim nevojë të fitoni. Fituam dy ndeshje brenda tre ditëve. Nuk kam ndonjë mendim për ndëshkimet. Lojtari i ndeshjes padyshim ishte Diego Costa. Ai dha gjithçka në këtë takim”, ka thënë Mourinho.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here