Çfarë thotë albanologu suedez, Ullmar Qvick, për ikjen nga Kosova?

0

Albanologu suedez, Ullmar Qvick, ka komentuar për emigrantët nga Kosova. Ja teksti i plotë:

Dështimi i qeveritarëve të Kosovës për të krijuar bashkim, forcë identiteti dhe optimizëm për të ardhmen e atdheut është fakt. Shprehje suedeze “för korta i rocken” – tepër të vegjël për pallton e tyre.

Dhe ikja masive… nuk mund të ishte më e papërshtatshme se sot! Evropa nga njëra anë kthen kokën, disa vende e bëjnë, ndërsa Suedia me politikë humane gjunjëzohet për arsye se përshtatja e mërgimtarëve në shoqërinë tonë nuk punon. Mungojnë banesa, mundësi arsimimi, suedezë të aftë për tu interesuar si njerëz për të huajt janë tepër të pakët. Merrni me mend: Jemi 8 milion suedezë, kanë ardhur më shumë se 1 milion të huaj. A do ti strehojmë në cadra në pikë të dimrit? Dhe pastaj të shohin rininë e zhgënjyer të mërgimtarëve të bashkohen me forcat brutale të ISIS-it??!

Në krahasim me Sirinë, Irakun dhe Afghanistanin kriza në Kosovë nuk është gjendje lufte. Për njerëzit që vuajnë për bukë, për punë, prapë është krizë shumë reale.
Mentaliteti në Kosovë më duket se luan rol të madh. Njerëzit nuk janë edukuar për marrëdhënie pozitive me krerët e tyre, nuk janë edukuar të bashkohen për një qëllim të përbashkët. Kam predikuar, sa kam predikuar: SHQIPTARËT KANË NEVOJË PËR LEVIZJE POPULLORE NË BAZË TË SHOQËRISË. Besoj se duhet të krijohen kolektiva njerëzish të cilët punojnë secili me specialitetin e vet, duke këmbyer sende dhe shërbime… Kolektiva të bazuara në këmbim jo në para. Me një organizim plotësisht të ndershëm, me transparencë dhe kontrol. Ky sistem është përdorur në mjaft shtete të botës.
Levizjet popullore për ndërtimin e Kosovës, jo për shkatërrimin, janë të domosdoshme. Pse nuk dëgjoni, pse nuk keni besim, shqiptarë të mirë? A keni gjë të humbni, kur keni humbur gati cdo gjë? Ju keni qenë të aftë për të kryer luftën, tani duhet të ndërtohet shoqëria e mirë. dhe jo me një ikje në një situatë kur forcat ekstremiste shumë e më shumë veprojnë në Evropë…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here