Çfarë mesazhi do të përcjellë në Vjenë Hashim Thaçi nga një oborr i Ferizajit?

0

Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook, një fotografi nga Ferizaji, ku xhamia e kisha e ndajnë një oborr me shekuj. “Toleranca jonë historike, dialogu dhe rrespekti për të gjitha besimet si dhe Kushtetuta jonë e avansuar që mbron minoritetet, janë mjetet kryesore me të cilat Kosova lufton ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar”, ka theksuar ai. “Kjo është edhe porosia ime kryesore nesër në Vjenë, ku do të flas para 14 ministrave si dhe Komisionerit të BE-së, zyrtarëve të Interpolit, në Samitin rajonal kundër ekstremizmit, për mënyrat se si Kosova po lufton me sukses dukuritë negative falë traditës tonë kombëtare të tolerances,” ka treguar kryediplomati kosovar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here