Çfarë marrëveshje miratoi sot Qeveria e Kosovës në lidhje me Maqedoninë?

0

Sot është miratuar në parim nga Qeveria e Republikës së Kosovës nisma për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kushtet e udhëtimit të shtetasve të dyja vendeve. Marrëveshja rregullon lëvizjen e shtetasve të të dyja vendeve në territorin e palës tjetër pa viza dhe me një dokument të vlefshëm udhëtimi ose kartë të vlefshme biometrike të identitetit dhe do të avancojë bashkëpunimin në mes të dyja vendeve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve. Edhe marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve ka marr miratimin në parim në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Të dyja vendet do të njohin patentë shoferët e lëshuar nga autoritetet kompetente dhe në pajtim me legjislacionin e tyre kombëtar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here