Çfarë efekti ka kakaoja në organizmin e njeriut?

0

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogeë. Kakaoja, mes te gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, te cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngaterrojmë me “flavanoli”-t e verës, te cilat mungojne te kakaoja. Ato jane substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, permban substanca te ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptoret e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmerinë e qelizave. “Flavanoli” nxitë  një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantet më të përqëndruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Kakao kuron:

1-Të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
2-Është antidepresive
3-Bënë të mundur uljen e presionit të gjakut
4-Parandalon kancerin
5-Zhvillon kujtesën

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here