Çfarë date është për UÇK-në 28 shkurti?

0

Pas luftimeve në mes ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë në fshatin Likoshan dhe Qirez, ku pati të plagosur edhe nga radhët e UÇK-së, në fshatin Ticë të Drenicës u themelua ambulanca e parë e UÇK-së, e cila më vonë kaloi në Likoc ku më vonë u themelua edhe Spitali Ushtarak.

28 shkurti i vitit 1998, llogaritet si dita e parë e themelimit të ambulancës së parë të UÇK-së, ku bëhet trajtimi i parë i të plagosurve në odën e kirurgut të njohur, doktor Fadil Bekës, në fshatin Ticë.

Pas kësaj, më 27 prill të po atij viti, themelohet spitali i parë ushtarak i UÇK-së në shtëpinë e Beqir Aliut, në fshatin Likoc.

Nga këto dy institucione shëndetësore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fillojnë të themelohen edhe ambulancat tjera në të gjitha zonat operative të luftës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here