Çështja Snowden e detyron Britaninë t’i tërheqë spiunët

0

Gazeta Sunday Times thotë se Rusia dhe Kina kanë deshifruar dosjet sekrete të vjedhura nga ish-kontraktori i zbulimit amerikan Edward Snowden, duke i detyruar autoritetet britanike për të tërhequr spiunët nga operacionet e drejtpërdrejta në vendet armiqësore.
Gazeta Sunday Times thotë se tërheqja ishte urdhëruar pasi Moska fitoi qasje në më shumë se një milion dosje nga ato që Snowden morri kur u largua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2013, ku punonte si kontraktor për Agjencinë Qendrore të Zbulimit dhe Agjencinë e Sigurimit Kombëtar.
Kina gjithashtu thuhet se ka parë dokumentet që zbulojnë një numër teknikash të inteligjencës perëndimore.
Snowden, i cili përballet me akuza për spiunazh dhe vjedhje në SHBA, jeton në Rusi me strehim të përkohshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here