Çështja “Doshi”, Gjykata e Lartë vendos ‘arrest me burg’ për Durim Bamin

0

Gjykata e Lartë ka dhënë sot në mesditë masën “arrest me burg” ndaj Durim Bamit, i cili akuzohet për “kallëzim të rremë” në kuadër të çështjes “Doshi”.

Pas një seance e cila ka zgjatur për thuajse dy orë, Kolegji Penal vendosi në ngarkim të tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Ky vendim, e detyron 36-vjeçarin të qëndrojë në qelitë e paraburgimit ndërkohë që procesi hetimor vazhdon.

Për të tashmë rëndon akuza e kallëzimit të rremë, pasi disa ditë më parë, Prokuroria ndryshoi akuzën nga ajo e vrasjes të mbetur në tentativë.

Avokati i Bamit kërkoi masë lehtësuese nga Gjykata e Lartë por nuk u pranua. Masa ndaj tij do të shqyrtohet nga e njëjta trupë gjyqtarësh që vendosi arrestin e shtëpisë për dy deputetët Doshi dhe Frroku.

Durim Bami është larguar nga Gjykata e Lartë nën masa të rrepta sigurie. Ai është personi i shfaqur në videon e Tom Doshit, për të cilin deputeti pretendon se ishte porositur nga kreu i Kuvendit Meta për ta eliminuar fizikisht atë dhe deputetin demokrat Mhill Fufi.

30 mars 2015 (gazeta-Shqip.com)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here