Çështja “Doshi”, Berisha të hënën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

0

Prokuroria e Përgjithshme i ka dorëzuar sot zyrtarisht fletë-thirrjen për të dëshmuar ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Organi i akuzës i ka kërkuar Berishës që të paraqitet në prokurori të hënën në orën 09:00 të mëngjesit, për të dhënë deklarimet në lidhje me dijeninë e rrethanave të çështjes “Doshi”. Ftesa për të dëshmuar është bërë në bazë të deklarimeve publike që Berisha ka  bërë  në sallën e Kuvendit të Shqipërisë me 5 mars 2015.

Organi i akuzës mendon se ato mund të jenë të vlefshme për këtë hetim. Të enjten e kaluar Berisha dhe Meta shkëmbyen akuza e kundër-akuza . Ndërkohë që të dyja palët i kërkonin njëri-tjetrit të shkonin në Prokurori në lidhje me atë që dinin për çështjen “Doshi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here