Certifikata rrobaqepësie dhe floktarie për femrat e dënuara në Burgun e Lipjanit

0

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, sot u ndanë certifikata për femrat e dënuara, pas vijimit të trajnimit në rrobaqepësi dhe floktari, projekt ky i mbështetur dhe realizuar nga CARITAS Kosova dhe trajnerët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Gjatë kësaj ceremonie, Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, ka falenderuar akterët e këtij projekti dhe ka theksuar se Ministria e Drejtësisë do të mbështesë edhe projekte të tjera në të ardhmën për riedukimin dhe risocializimin e të burgosurve në këtë Qendër.
“Është e rëndësishme që personat që kanë kryer vepra penale të vuajnë dënimin e paraparë me ligj për këto vepra si masë repressive dhe parandaluese për kriminalitet. Por është shumë e rëndësishme që të krijohen parakushte për rikthimin dhe resociailizimin e tyre në shoqëri me qëllim të parandalimit dhe mospërsëritjes së veprave jo-ligjore”, ka thënë Çelaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, theksoi rëndësinë e këtyre projekteve në realizimin e synimeve të SHKK-së për riintegrim të suksesshëm të këtyre personave në shoqëri.
Edhe drejtori i kësaj Qendre, Heset Loku, ka falenderuar pjesëmarrësit dhe akterët e këtij projekti në ofrimin e këtyre mundësive për banorët e këtij institucioni.
Ndërsa përfaqësuesit e CARITAS Kosova falënderuan Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës për përkrahjen e madhe dhe bashkëpunimin e ofruar që ky projekt të jetë sa më i suksesshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here