Çenari: Kam jetuar dy vite në Kumanovë e Tetovë

0

Tolgahan Sayışman në një intervistë për ProX ka thënë se ka jetuar për dy vite në Maqedoni shkaku serialit “Elveda Rumeli” dhe se ky ka qenë roli që më së shumti e ka dashur, shkaku se bënte fjalë për një ngjarje të vërtetë.

Por, ai pranon se famën më të madhe e ka arritur me rolin e Çenarit te seriali “Lale Devri”, i cili është parë nga miliona njerëz anembanë globit, duke përfshirë edhe Kosovën, transmeton Telegrafi

“Kam jetuar për dy vite në Maqedoni shkaku i serialit ‘Elveda Rumeli’. Aty kam njohur shumë njerëz të mirë. Por, famën më të madhe e arrita tek ‘Lale Devri’”, ka thënë ndër të tjerash Tolgahan.

Vlen të theksohet se “Elveda Rumeli” kryesisht është xhiruar në mjediset e qytetit të Kumonovës dhe Tetovës.

Ai ka treguar se gjatë jetës së tij ka punuar shumëçka duke filluar nga shitja e ujit, limonëve në rrugët e Stambollit.

Kujtojmë se muaj më parë Çenari kishte vizituar kryeqytetin kosovar, Prishtinën, me ç’rast kishte shprehur habinë e tij me fansat që ka hasur në Kosovë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here