Cena, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit

0

Mahmut Halimi, avokati i ish-ushtarit të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Sabahudin Cenës, ka folur rreth intervistimit të sotëm të klientit të tij në zyret e EULEX-it.

Halimi ka thënë për Klan Kosova se klienti i tij, Sabahudin Cena, është ftuar nga Prokurori i Specializuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Cena, sipas avokatit të tij, nuk është i akuzuar i Speciales në Hagë, derisa është shfaqur i bindur që as nuk do të ngritet ndonjë aktakuzë ndaj tij

Veç tjerash avokati i Sabahudin Cenës, Mahmut Halimi ka bërë të ditur se klienti i tij do të ketë edhe një intervistim tjetër në zyrat e EULEX-it, procedurë kjo e cila do të zhvillohet gjatë ditës së martë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here