Çelaj: Kishim koalicion me Vetëvendosjen, por s’e mbajtën fjalën

0

Shefi i grupit parlamentar të këshilltarëve komunalë të PDK-së, Lirak Çelaj ka thënë se kanë pasur marrëveshje me qeverisjen e Shpend Ahmetit, por ai nuk e ka respektuar atë dhe për këtë janë bërë bashkë me LDK-në.

Në një intervistë për emisionin “038” të KTV-së ai ka thënë se marrëveshja ka qenë gojore dhe është bërë në zyrat e Komunës dhe si pikë ka pasur ndërmarrjet komunale por që pikërisht për këto ndërmarrje, Ahmeti nuk ka respektuar afatet e premtuara dhe nuk ka bërë asnjë ndryshim në to.

Sipas tij, pjesë e kërkesës ka qenë që PDK të ketë edhe drejtori por që ndonëse fillimisht kanë thënë po, zyrtarët komunalë nuk e kanë mbajtur fjalën.

Ai ka thënë se u bë me LDK-në vetëm për shkak se ishte Vetëvendosje ajo që flirtonte me LDK-në në kohën e marrëveshjes në nivel qendror VLAN.

Çelaj ka akuzuar Shpend Ahemtin se ka koalicion me Listën Sërpska për të cilën Vetëvendosje akuzon nivelin qendror por që sipas tij e ka aleate në Kuvendin Komunal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here