Çedomir Petroviq: Serbia ta njohë Kosovën dhe t’i vendosë sanksione Rusisë

0

Një ditë pas vizitës së Vladimir Putinit në Beograd, artisti serb Çedomir Petroviq, ka shkruar një artikull për raportet Serbi-Rusi, ku ndër të tjera ka kërkuar që shteti të cilin e udhëheq Aleksander Vuçiqi ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe t’i vendosë sanksione Rusisë

Në shkrimin e titulluar “Po na vjen shoku Putin’, Petroviqi ka thënë se Serbisë asnjëherë nuk i ka ardhur asnjë dobi nga Rusia, duke kërkuar kështu që shteti i tij ta njohë Kosovën dhe t’i vendosë sanksione Rusisë.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë rrugën e integrimit në BE dhe NATO, shkruan “Danas”, transmeton Gazeta Express.

“Pa na brejtur ndërgjegjja e pa kurrfarë ndjenje se i kemi borxh dikujt, e më së paku Rusisë, të bëjmë edhe një përpjekje të madhe për njohje të Kosovës, t’i vendosim sanksione Rusisë dhe të harmonizojmë politikën tonë të jashtme me atë të BE-së. Të përpiqemi për anëtarësim në BE dhe Aleancën veri-atlantike”, ka thënë Petroviqi.

Vendosja e taksës nga Prishtina, dhe vendimi i Beogradit për mosnjohje të Kosovës sipas tij është sikurse ajo pyetja e vjetër “pula apo veza’.

“Kësaj radhe të mos mbetemi pa vezë dhe pa pulë”, ka përfunduar ai.

Vizitën e Putinit dje në Beograd e kanë kritikuar edhe shumë pjesëtar të shoqërisë civile.

Ata kanë thënë se kjo vizitë do të rrënojë edhe më tepër demokracinë dhe shtetin serb.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here