Çedomir Jovanovic e Ivica Daçiq, “luftë” për Kosovën

0

Diskutimet për Kosovë kanë bërë që në Kuvendin e Serbisë të përplasen ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, dhe politikani serb, Cedomir Jovanovic.

Shkas për këtë, siç përcjell “Danas”, ka qenë deklarata e Daçiqit se “fuqitë botërore kanë lindur përbindëshin politik në Kosovë”, ndaj së cilës Jovanoviq ishte përgjigjur me fjalët “O Zot…”

Pas këtij reagimi Daçiqi tha se në mos Jovanoviqi është përfaqësues i Kosovës duke ia përkujtuar se ai angazhohet për pavarësinë e Kosovës ndërsa se Republikën Serbe e ka quajtur krijesë gjenocidale.

Dacic në fjalimin e tij ka fyer popullin shqiptar duke i quajtur malësor dhe përbindësha dhunues e vrasës./Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here