Cech në Real Madrid?

0

Petr Cech është plani B i Real Madridit në rast të dështimit për të angazhuar portierin e Manchester Unitedit, David de Gea. Petr Cech mund të jetë një përforcim i befasishëm për Real Madridin, gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, portieri i Chelseas do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Dhe, ai mund të jetë plani B i Los Blancos në rast të dështimit për të angazhuar portierin e Manchester Unitedit, David de Gea. Cech nuk është duke luajtur si titullar në Chelsea ku Thibaut Courtois është portier i parë. Andaj, transferimi në Santiago Bernabeu do të jetë një opsion i mirë edhe për të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here