Ceca me koncert në Kosovë

0

Artistja serbe, Svetlana Raznatovic, e njohur në publik si ‘Ceca’, do të mbajë nesër një koncert në Mitrovicën e veriut, në ora 12:00.

Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut, shkruan ‘Telegraf.rs’

Siç njoftojnë organizatorët në Mitrovicë, Ceca po vjen për t’i mbështetur protestat paqësore të serbëve që kundërshtojnë vendosjen e taksës prej 100 për qind mbi mallërat nga Serbia.

Ndryshe, serbët në veri të vendit që nga vendosja e taksës kanë protestuar çdo ditë.

E pyetur se a ka frikë për këtë vizitë në Kosovë pas situatës së krijuar, Ceca ka thënë se jo.

“Të jem e frikësuar, jo nuk e pranoj”, është shprehur Ceca.

t

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here