Çdo ditë duhet të hani nga 100 gramë çokollatë, mundësisht të zezë

0

Shkenca ka vërtetuar se konsumimi i çokollatës është jetike. Pas shumë vjetësh kërkimi, shkencëtarët nga Universiteti i Aberdinit në Skoci dolën në përfundimin se mund të shijojmë çokollatë çdo ditë. Ky zakon, argumentojnë ata, jo vetëm që nuk është i dëmshëm për shëndetin tonë, por në fakt, ka përfitime shumë të rëndësishme! Sipas të dhënave të publikuara nga shkencëtarët në revistën Heart, konsumi prej rreth 100 gr çokollatë çdo ditë ul rrezikun e infarkteve në zemër.

Vlen të theksohet se analiza tregoi se tek ata që hanë më shumë çokollatë, rreziku kardiovaskular zvogëlohet.

Hulumtuesit thanë se “të dhënat e akumuluara tregojnë se konsumi i lartë i çokollatës lidhet me reduktimin e rrezikut kardiovaskular”.

Kjo nuk vlen vetëm për çokollatën e zezë, por edhe lloje të tjera që konsiderohen më pak të shëndetshme, të tilla si çokollata me qumësht ose ajo me lajthi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here