Çavkov pas takimit me Hysenin:MPB e Maqedonisë ka informacione për sulme të mundëshme hakmarrëse

0

Ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov pas takimit të sotëm jo zyrtar që kishte me homologun e tij nga Kosova Skënder Hyseni, ka thënë se MPB-ja ka informacione dhe dyshime të caktuara për sulme hakmarrëse të grupeve të caktuara.

“Kemi informacione dhe dyshime të caktuara se individë ose grupe mund të kryejnë sulme të caktuara ndaj individëve ose objekteve, në shenjë hakmarrjeje për realizimin e aksionit nga ana e policisë. Por duhet të them se siguria e vendit është stabile. Këto informacione tregojnë mundësi për kërcënime asimetrike. Të tilla ka edhe në vendet më të fuqishme në BE dhe më gjerë, në SHBA”, deklaroi Mitko Çavkov, Ministër i Brendshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here