Capello e sheh Juventusin shumë të rrezikshëm për Real Madridin

0

Trajneri i famshëm italian, Fabio Capello e ka analizuar ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet të mërkurën në mes të Real Madridit dhe Juventusit.

Ish trajneri i të dy skuadrave të famshme evropiane ka thënë se një detaj i vogël në këtë ndeshje do ta tregoi finalistin. Capello ka dhënë më shumë lëvdata për Juventusin për të cilën skuadër tha se ka bërë ndeshje të madhe në sfidën e parë me Realin.

“Juve ka bërë lojë shumë të mirë në ndeshjen e parë. Ata arritën fitore të merituar. Mendoj se kjo skuadër ke lojtarë të mjaftueshëm për të dirixhuar rezultatin. Por prapë se prapë gjithçka është e hapur dhe se një detaj i vogël mund të caktoj finalistin. Mungesa e Modric është mjaft e ndishme dhe nuk e di nëse Ramos duhet të luaj në mesfushë. Megjithatë është Ancelotti ai që do të bëjë vendimin e duhur” ka thënë Ancelotti

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here