Cameron fiton bindshëm në Britani, 3 humbësit japin dorëheqje brenda një ore

0

Kryeministri David Cameron dhe konservatorët britanik i kanë fituar bindshëm zgjedhjet e së enjtës në Britaninë e Madhe dhe kjo ka bërë që 3 lidër partish të hapin dorëhqeje duke e marrë përgjëgjësinë për humbjen.
Konservatorët sipas BBC i kanë siguruar 326 vende dhe kjo ua siguron atyre shumicën parlamentare.
“Synimet e mia mbeten të qarta, të qeveris në bazat e qeverisjes për këdo që jeton në Mbretërinë tonë të Bashkuar. Sepse unë dua ta mbaj vendin të bashkuar, duke implementuar sa më shpejt ato premtime për të cilat u bashkuam me partitë e tjera në Uells dhe Skoci”, ka thënë Cameron pas një takimi me mbretëreshen.
Pas publikimit të rezultateve dëshpruese 3 liderë të partive politike brenda një ore kanë dhënë dorëheqje duke e marrë përgjegjësinë për rezultatet.
Është tërhequr lideri i liberlal-demokratëve Nick Clegg, lideri i laburistëve Ed Miliband, si dhe njeriu i parë i UKIP-it Nigel Farage.
Laburistët, përkundër paralajmërimeve për “luftë të pasigurt”, kanë humbur lehtas nga konservatorët dhe kanë rënë në rreth 230 vende në parlament, me çka ka vazhduar rënia e kësaj partie.

“Përgjegjësia është vetëm e imja. Humbjet janë të rënda, por jemi parti e cila kurrë nuk do të pushojë së luftuari për njerëzit punues në vendin tonë”, ka thënë Miliband.
Liberalët i kanë humbur gati 50 vende dhe kanë mbetur me 8 vende, ndërkohë që djathtistët britanik nuk kanë arritur të fitojnë as në bazën e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here