Bytyqi debuton me këmbë të mbarë

0

Sulmuesi kosovar me pasaportë austriake, Sinan Bytyqi ka debutuar me skuadrën e tij të re Cambuur.
Ylli prizrenas i huazuar në skuadrën holandeze nga Manchester City, u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, në barazimin 2:2 që Cambuur e arriti si mysafir tek Den Haag, transmeton Telegrafi.

Paraqitja për 25 minuta e sulmuesit anësor, u vlerësua nga mediat holandeze, të cilat kanë shkruar se 18-vjeçari do të ketë një kampionat të mire në ‘Eredivisie’.

Ndërkohë vetë Sinani, pas ndeshjes ka shkruar në rrjetet sociale se është shumë i lumtur me debutimin e tij në kampionatin holandez.

“Shumë i lumtur me debutimin tim në Eredivisie”, shkroi Bytyqi në rrjetet sociale. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here