Byroja Kosovare e Sigurimit e painteresuar për klientin e saj

0

Ka afër një muaj që një pjesë e familjes së Rrahman Imer Morinës nga fshati Astrazup i Komunës së Malishevës vazhdon të përballet me vështërësi të mëdha banimi pasi në aksidentin e datës 24/08/2015 një veturë e aksidentuar atij i shkatrroj shtëpinë e banimit duke i lënduar me këtë rast edhe anëtarë të familjes të cilët gjatë asaj kohe ishin në gjum. Qerim Morina, i biri i Rrahmanit bënë të ditur se një veturë e aksidentuar pasi është ndeshur me një traktor, ka humbur drejtimin duke thyer muret e shtëpisë dhe duke u futur brenda objektit ku po qëndronte familja e tij së bashku edhe me mysafir. “Ka qenë tronditëse”- tregon Qerimi duke bërë të ditur se 3 anëtarë të kësaj familje kanë kërkuar ndihmën mjekësore në emërgjencë. Pas kësaj fatkeqësie, Rrahman Morina ka angazhuar avokat për kompensimin e dëmit të pësuar dhe sipas ligjit një obligim i tillë bije mbi Byronë Kosovare të Sigurimit e cila është përgjegjëse në kompenzimin e dëmit të shkaktuar nga mjetet motorike të paregjistruara. “Po ne me datë 04/09/2015 kemi bërë një kërkesë për kompensimin e dëmit material dhe jo material por Byroja Kosovare e Sigurimit deri me tash nuk ka dërguar një Komision i cili do të konstatonte dëmin e shkaktuar dhe që do të ishte bazë për kompensim të dëmit material”, thotë Nuhi Krasniqi, avokat i cili lidhur me këtë qështje ka biseduar edhe gojarisht me drejtuesit e departamentit për kompensimin e dëmit në këtë kompani nga të cilët kërkon që rastin ta trajtojnë urgjentisht pasi kjo familje ka probleme me çështjen e banimit pas aksidentit që i shkatrroj shtëpinë e banimit. “Ne i kuptojmë vështirësitë por nxjerrja e një komisioni në terren për të konstatuar dëmin është çështje urgjente”, shprehet Krasniqi. Avokat të tjerë ndërkaq bëjnë me dije se BKS ka vonesa të theksuara në trajtimin e dëmeve posaqërisht atyre jomateriale ku klientët presin për një kohë të gjatë për marrjen e kompensimeve të tyre. Kjo ngecje sipas tyre vërehet posaqërisht kohëve të fundit pasi në të kaluarën rreth punës së BKS-së ka pas fjalë afirmative. Përkundër përpjekjeve nuk arritëm të kontaktojmë me përgjegjës të BKS-së për të marrë edhe qëndrimin e tyre rreth temës së ngritur këtu./Online/

asrtrazup 3

 

astraz 2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here