Buxheti i rishikuar, me ndryshime të vogëla

0

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka informuar kabinetin qeveritar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës me procedurat e rishikimit të Buxhetit  në Kuvendin e Kosovës, duke bërë të ditur se Projektligji ka kaluar diskutimet në komisionet e Kuvendit me ndryshime të vogla.
Kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se të gjithë jemi koshient lidhur me kapacitetin e Buxhetit, dhe lidhur me mundësitë tek ky ndryshim dhe plotësim i buxhetit. Kryeministri po ashtu e ka vlerësuar faktin se Komisioni Parlamentar për Buxhet nuk ka propozuar amendamente që e ndryshojnë strukturën e Buxhetit dhe nxjerrin pastaj nevojën që të rikonsiderohet edhe njëherë.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, ka ngritur para kabinetit qeveritar çështjen e disa problemeve ndaj të kthyerve në disa komuna të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e pronave dhe jetës së qytetarëve si dhe dënimin e akteve të dhunës.

Kabineti qeveritar e ka miratuar sot në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes bilaterale për zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar që financohet në kuadër të IPA-s 2014-2020, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për Bashkëpunim Zhvillimor (marrëveshjen kornizë) me Qeverinë Federale të Republikës së Gjermanisë.
Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe krijon mundësi më të mira të bashkëpunimit afatgjatë të vendit tonë me Qeverinë Federale të Gjermanisë.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka emëruar Beqir Melezxhiun në pozitën e kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.
Janë marrë edhe disa vendime të tjera me rëndësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here