Bushati viziton Japoninë ky shtet i interesuar për Ambasadë në Tiranë

0

Japonia dhe Shqipëria po diskutojnë për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Tiranë. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Ai po qëndron për vizitë në Japoni.

“Gjatë vizitës zyrtare në Japoni zhvillova takime me homologun Kishida, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Machimura, me Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri dhe me zv. Presidentët e Agjencisë (JICA).

Në takimet me zyrtarët japonez vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira politike dhe ekonomike si dhe mundësitë për rritjen e investimeve japoneze në Shqipëri. Diskutuam mbi lehtësimi e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë dhe hapat që mund të ndërmerren drejt hapjes së Ambasadës së Japonisë në Tiranë

Mirënjohje dhe vlerësim për asistencën e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit, ku mbështetja e pandërprerë e Japonisë në kuadër të ndërtimit dhe fuqizimit të kapaciteteve të administratës shtetërore, është një histori suksesi”, ka shkruar Bushati në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here