Bushati: Shqipëria po e rrit bashkëpunimin ekonomik me Singaporin

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se Shqipëria po e intensifikon bashkëpunimin ekonomik me Singaporin.

“Në kuadër të vizitës në Singapor zhvillova takime me Kryeministrin Lee Hsien Loong, Ministrin e Jashtëm Kasivisëanathan Shanmugam, Drejtorin Ekzekutiv të Bordit të Turizmit, Presidentin e Korporatës së Investimeve Qeveritare të Singaporit (GIC), si dhe me Kryetarin e Federatës së Biznesit të Singaporit”, ka shkruar Bushati. “Në fokus të kësaj vizite është zhvillimi i dialogut politik dhe intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me Singaporin si një nga vendet më të zhvilluara aziatike dhe me potenciale të fuqishme në investime”. Bushati ka thënë se në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme nënshkruam “Marrëveshjen për Shërbimin Ajror”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here