Busek:Kosova nuk ka nevojë për një Gjykatë Speciale por…

0

Gjykata Speciale për Kosovën nuk duhet të themelohet, pasi që vendit i duhet më shumë asistencë për ta përmirësuar administratën dhe sundimin e ligjit e jo për një Gjykatë tjetër.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, Erhard Busek, ish-zëvendës kancelari i Austrisë dhe ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Gjatë kësaj interviste, Busek ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku, sipas tij, heqja e regjimit të vizave nuk do ta ndihmojë vendin në zgjidhjen e problemeve.

“Liberalizimi i vizave nuk është i domosdoshëm, pasi që heqja e regjimit të vizave nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve dhe përballimin e situatës”.

Mes tjerash, në këtë intervistë ai ka folur edhe për eksodin e kosovarëve drejt Bashkimit Evropian, dështimin e UNMIK-ut, të EULEX-it dhe të institucioneve vendore në luftimin e korrupsionit, për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, deklaratën e kryeministrit Edi Rama për bashkim kombëtar etj…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here